Lidhur me këto dilema, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

“Informacionet me të cilat disponon Ministria e Punëve të Jashtme janë siguruar nga ana e institucioneve kompetente të Republikës së Bullgarisë, të kyçura në zbardhjen e aksidentit tragjik rrugor dhe këto janë dy lista autentike: njëra është për udhëtarët të cilët e kanë kaluar kufirin si udhëtarë në autobusin konkret, ndërsa lista tjetër për personat e shtruar në Spitalin Shtetëror të Sofjes. E përsërisim, të dyja listat janë autentike, por për identifikimin e saktë të trupave, përgjegjës është vetëm ekipi i mjekësisë-ligjore të Republikës së Bullgarisë, të cilit i janë bashkëngjitur edhe ekspertët tanë, nga ana e të cilëve presim zbardhjen e plotë të dilemave të shfaqura, përmes identifikimit të plotë të të gjithë trupave, respektivisht eshtrave.”