Moti sot do të jetë me vranësira mesatare, me paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta nëpër lugina paradite dhe me kushte për shi të lehtë në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore e cila në orët e natës drejtë do të fillojë të përforcohet.


Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 11 deri 17 gradë Celsius.

Në Shkup, paradite do të ketë mot me paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës me vranësira mesatare me erë të lehtë veriore. Temperatura maksimale do të mbërrijë deri 14 gradë Celsius.

Nesër dhe të shtunën do të fryjë erë, që do t’i ul temperaturat ditore për disa gradë, ndërkaq do të ketë kushtet për paraqitje të mjegullës në mëngjes. Të dielën pritet vranësira dhe kryesisht mot me diell.