Sipas mediave italiane, AC Milan ka qëllim të rinovojë kontratën me Theo Hernandezin.


Mbrojtësi ka marrëveshje aktuale me ‘Rossonerët’ deri në vitin 2024, megjithatë atij do ti propozohet së shpejti kontrata me kushte të reja.

Pas interesimit të PSG-së dhe klubeve tjera të mëdha evropiane, Milani synon ta ‘blindojë’ Hernandezin duke i ofruar rritje page.

Futbollisti francez konsiderohet kyç në formacionin e Stefano Piolit, dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në “San Siro”.

24-vjeçari, këtë edicion ka realizuar një gol e tre asiste në 12 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.