Milani befason në Spanjë, mposht Atleticon

Spread the love

Milani do të luajë shanset për të dalë nga grupi në Champions League në San Siro ndaj Liverpool. Kuqezinjtë bënë befasinë në Spanjë, duke fituar me një gol në pjesën e dytë nga Messias.

Skuadra italiane dominoi në lojë spanjollët, por pa mundur të krijojë raste të pastra për shënim. Në minutën e 87, Messias realizoi me kokë pas një krosimi perfekt të Kessie. Ndërkohë, Liverpooli triumfojë 2-0 ndaj Portos, duke bërë që skuadra e dytë e kualifikuara nga ky grup të mësohet pas ndeshjeve të fundit.

Në ndeshjet e tjera, Manchester City fitoi 2-1 ndaj PSG, megjithatë të dyja ekipet janë të kualifikuara për në fazën tjetër. Real Madrid fitoi 3-0 ndaj Sheriff, duke siguruar kualifikimin së bashku me Interin.

Leipzig shkatërroi 5-0 belgët e Brugge, ndërsa skuadra tjetër gjermane, Dortmundi, u mposht 3-1 në Portugali nga Sporting.


Spread the love