Mickoski: E presim deputetin Rexhepi deri në ora 24:00

Kreu i VMRO-DMPNE-së, Hristijan Mickoski tha se do të presin deri në ora 24 për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë. Mickoski tha se po presin paraqitjen e deputetit Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa. Ai komentoi edhe shkrimin e deputetit Rexhepi, ndërkaq parashtroi pyetje në lidhje me shëndetin e tij.

“Presim deri në ora 24 që të paraqitet deputeti. A është i gjallë, a është shëndosh. Të shohim se ku gjendet njeriu. Përveç mesazhit në maqedonisht dhe në shqip, tjetër nuk dimë, nuk e dimë se çka po ndodh fizikisht me njeriun. A është dikund me dëshirën e tij. Deputetët ashtu-ashtu nuk zhduken”

Mickoski tha se janë të shqetësuar se nëse është gjallë njeri.

“Nëse nuk paraqitet duhet MPB të reagojë. Këto janë metoda të shekullit 16 dhe 17”, deklaroi Mickoski.

“Mendoj se kjo është turp i madh për demokracinë dhe për vlerat. Nëse mendoni se nuk e kemi pritur, ju them se ne e kemi pritur një gjë të tillë. Nëse konfirmohet tregtia, atëherë lind pyetja nëse ja vlen të merresh me politik në Maqedoni. U kërkojë falje qytetarëve që duhet të jenë dëshmitarë të një shfaqjeje cirku në Kuvend. Më vjen keq që duhet të jem pjesë e një cirku të tillë”, tha Mickoski./TS/