Messi në Madrid

Lionel Messi gjendet në qytetin e Madridit.

Lajmi është bërë i ditur nga El Chiringuito de Jugones që ka publikuar edhe disa pamje të argjentinasit.

Sipas El Chiringuito, Leo ishte në Madrid në një klinikë për problemet me dëmtime që po kalon, dhe atë e shoqëruan Paredes i PSG, dhe De Paul i Atletico Madrid.

Messi është duke pasur shqetësime kohëve të fundit dhe synon t’i eliminojë ato pas vizitës në klinikën e Madridit,

Problemi për Parisin qëndron te fakti se Argjentina nuk i ka dhënë pushim 34-vjeçarit, e ka ftuar tani për tani për sfidat e nëntorit.

Aventura në Paris nuk ka nisur siç duhet për gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Leo, që dikur ishte i pakapshëm në statistika individuale, numëron vetëm tre gola me fanellën e PSG-së në tetë paraqitje.