Mediat në Serbi po raportojnë versionin e tyre për krimin në Deçan, në një version ndryshe, nga ato pak informata qe dihen deri tani zyrtarisht në shtetin tonë.

Gazetarja hulumtuese serbe, Andjela Milivojeviq shkruan:

“Një prej udhëtarëve u përzu nga autobusi prej shoferit dhe konduktorit sepse po ngucte vajzat. Më pas nxori kallashnikovin, priti autobusin dhe qëlloi” raporton Andjelkoviq në Twitter.

Mirëpo ndaj kësaj cicërime, ka pasur shumë reagime në llogarinë e gazetares serbe, duke e pyetur se ‘a e ka seriozisht’ dhe se ‘ky informacion nuk është i vërtetë’.

Por përgjigjja e saj ka qenë se ky informacion ‘është pothuajse në të gjitha raportimet e mediave serbe’.