Me kamionat e NPK-së Bilall Kasami do të pastrojë borën, “Ska më befasi” (FOTO)

Nuk do të jetë më befasi bora në Tetovë, kryetari Tetovës, Bilall Kasami thotë  se tashmë është gati gjithçka për dimrin.


“Këtë vit përmes Ndërmarrjes Publike Komunale “NPK” i kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për t’i paraprirë reshjeve të borës në sezonin dimëror që na pret.
S’ka më befasi. Jemi në shërbim të plotë të qytetarëve!” ka shkruar Kasami
Vlen të theksohet se Kasami që nga fillimi i marrjes së detyrës ka prishur shumë kontrata që kishte lidhur ish kryetarja e komunës Teuta Arifi një ndër ata është edhe kontrata për mirëmbajte dimërore./TS/