Përmes Thirrjes publike, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka ndarë 224 milionë denarë për financimin e projekteve kërkimore-shkencore për të mbështetur zhvillimin e resurseve laboratorike në fakultete, institute shkencore dhe institucione publike shkencore.Në panel diskutimin “Investimi në zhvillimin e shkencës”,në kuadër të konferencës “Shkenca për zhvillim,së bashku është e mundur” organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), prof.dr. Zehra Hajrullahu Musliu, nga Fakulteti i Mjekësisë Veterinere – Shkup, theksoi se gjendja financiare e vendit tonë është shumë më ndryshe nga vendet e zhvilluara, por megjithatë gjen fuqi dhe mundësi për financimin e projekteve kërkimore-shkencore, në këtë rast shumë të sofistikuara.


“As gjendja ekonomike dhe as (jo) investimet dekadëshe në shkencë nuk janë çështje që mund të zgjidhen tani dhe menjëherë.Të jemi realistë, ndryshimi i politikës dhe ndërgjegjësimit të investimit në shkencë, përmes transparencës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përmes aksesit të hapur për të gjithë, duke forcuar unitetin mes arsimit dhe shkencës dhe më e rëndësishmja, duke forcuar komunitetin akademik, ekonomia dhe vendi, si partnerë të përbashkët, janë hapa për të përshëndetur”, theksoi Hajrullahu Musliu.

Për Doc.dr. Irena Rambabova Bushletiq, nga Klinika e neorolologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, edhe pse në dy vitet e fundit punëtorët mjekësorë po e kalojnë periudhën më të vështirë për shkak të pandemisë dhe në kushte të tilla arrijnë t’i përkushtohen veprimtarisë shkencoredhe të mendojnëpër zhvillimin e projekteve kërkimore shkencore, me qëllim që të përmirësohet trajtimi i pacientëve.

“Është e rëndësishme që idetë shkencore të njihen nga politikëbërësit dhe këtu gjetëm mbështetje. Me mbështetjen e një sfere shumë të ndjeshme, financimi në shkencë është në të vërtetë investimi në njerëz” theksoi Rambabova Bushletiq.

Investimet në arsim dhe shkencë janë investime në kapitalin njerëzor dhe rrjedhimisht në zhvillimin e vendit dhe një të ardhme më të mirë. Prandaj është shumë e rëndësishme që Qeveria dhe Ministria e Financave përmes Buxhetit të rrisin çdo vit mjetet buxhetore për shkencë dhe kërkim , tha ministri i Financave Fatmir Besimi.

“Investimet në kapitalin njerëzor sigurojnë shkathtësi relevante më të mira, njohuri si dhe kanë ndikim në përmirësimin e produktivitetit dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike”. Kjo qeveri i qaset në mënyrë strategjike zhvillimit të arsimit, shkencës dhe shëndetësisë, me qëllim rritjen e aktivitetit të popullsisë së aftë për punë. “Këto janë investime që duhet të rezultojnë me ritme më të larta të rritjes, siç i planifikojmë, duke rritur konkurrencën e ekonomisë sonë”, tha ministri Besimi.

Edhe pse mundësitë buxhetore janë të kufizuara, ministri theksoi se me Propozim-buxhetin për arsim dhe shkencë në vitin e ardhshëm janë planifikuar mjete 30,4 miliardë denarë, që është 6,2 për qind më shumë në krahasim me vitin 2021.

Prof.dr. Vlladimir Mijakovski nga Fakulteti Teknik – Manastir , tha se me projektindo të përfundojnë akreditimin e laboratorit të fakultetit, i cili është unik në rajonin e Pellagonisë, që do të mundësojë lidhje më të mirë me kompanitë ,të cilët mund t’i shfrytëzojnë rezultatet nga kërkimet.

“Kemi aplikuar për akreditimin e laboratorit, ajo ide ishte 10 vjeçare por nuk kemi pasur mjete financiare për ta realizuar. “jam shumë i lumtur që MASH-i na njoftoi se financimet e tilla do të vazhdojnë, sepse përveç akreditimit është e domosdoshme edhe pajisje shtesë”, tha Mijakovski.

Nëpanel u diskutua edhe për qendrat për përsosjesi qasje për mbajtjen e të rinjvedhe kuadrit shkencorë premtues në vend, sepse siç u potencua të rinjtë nuk duan të jetojnë në të ardhmen e supozuar, por duan që ardhmërinë ta jetojnë këtu dhe tani.