Sot dhe nesër për herë të parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet
Panairi Digjital për arsimin e mesëm profesional, ku do të marrë pjesë ministrja e Arsimit
dhe e Shkencës Milla Carovska. Rreth 19 mijë nxënës të klasave së nënta pritet të jenë pjesë
e këtij aktiviteti unik, qëllimi kryesor i të cilit është të informojë në kohë nxënësit se çfarë
ofrojnë shkollat ​​e mesme në vend, mundësitë e bursave, programet mësimore, trajnimet
praktike, por edhe cilat janë përfitimet dhe përparësitë nga arsimi i mesëm profesional.
Me Panairin Digjital, përveç që ju jepet mbështetje nxënësve dhe prindërve të tyre në
zgjedhjen e profesionit që është një vendim i rëndësishëm jetësor, mbështet edhe shkollat,
por edhe kompanitë vendore dhe të huaja të cilat në mënyra të ndryshme janë të përfshira
drejtpërdrejti në procesin arsimor.
Panairi Digjital organizohet nga projekti Edukimi për punësim në Maqedoninë e
Veriut dhe Qendra Maqedonase për edukim qytetar, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit
dhe të Shkencës dhe Ambasadës së Zvicrës në Maqedoninë e Veriut.