Markush: Janë vonuar negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

“Negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë shumë të vonuara. Të gjithë shpresojmë se vendimi i duhur do të sillet deri në fund të kryesimit slloven me BE-në dhe Sllovakia është duke punuar shumë për arritjen e këtij qëllimi”.

Këtë e deklaroi sot ambasadori sllovak në vend, Henrik Markush. Ai theksoi se është mirë Maqedonia e Veriut të ngelet në rrugën e reformave dhe se kjo i jep mesazh të mirë Unionit.

“Zbatimi i reformave i jep mesazh të mirë Unionit. Fillimisht se realizimi i reformave po bëhet, fillimisht për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve dhe së dyti se jeni më se të gatshëm t’i filloni negociatat inkuadruese dhe me këtë të dëshmoni se mund ta zbatoni legjislativën evropiane”, tha Markush në sesionin e Konventës kombëtare për BE-në në Maqedoninë e Veriut, e cila sot diskutoi në temën “Raporti i ri i Komisionit Evropian – probleme të vjetra: Si deri tek efikasiteti më i madh në shqiptimin dhe zbatimin e masës për konfiskimin e pronës”.

Ai vlerësoi se raporti i fundit i KE-së për shtetin pati mjaft konotacion pozitiv dhe se kjo është edhe një dëshmi se vendi është duke bërë hapa të rëndësishëm dhe progres në rrugën eurointegruese, që për fat të keq, sipas tij, sot shumë më shumë e imponon për dallim nga rasti me shtetet e tjera që i janë bashkuar Unionit në të kaluarën.