Mariçiq: Shumica parlamentare, vullnet i partnerëve të koalicionit

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq deklaroi sot se konsultimet dhe takimet me partnerët e koalicionit janë në vijim dhe se sot do të realizohen disa takime, ndërsa nga java e ardhshme, siç tha se do të dalin me plan konkret.

Sipas tij prioritet është ruajtja e shumicës parlamentare dhe se kjo është vullnet i partnerëve të koalicionit.

“Për ne është prioritet të ruhet shumica parlamentare për shkak se kjo është edhe vullneti i të gjithë partnerëve të koalicioni dhe natyrisht do ta gjejmë formulën se si do të vazhdojë funksionimi qeveria për shkak se ka disponim, ka vendim që të vazhdohet dhe të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.