Qeveria njofton se mëngjesin e sotëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit kanë mbërritur katër gazetarë nga Afganistani, të cilët janë në rrezik nga pushteti në Afganistan.


“Bëhet fjalë për gazetarë televizivë dhe të radios, të cilët kanë punuar për mediat lokale dhe me korrespondentë për mediat e huaja, të cilët pas rënies së qeverisë demokratike, kanë marrë kërcënime me vdekje nga talebanët”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Gazetarët përkohësisht do të vendosen në Shkup, ndërsa shpenzimet i mbulon plotësisht organizata e Gazetarëve për të Drejta të Njeriut.

Ndryshe, në vend aktualisht ka 534 shtetas të Afganistanit për të cilët institucionet ofrojnë dhe japin mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme. Deri më tani, nga Maqedonia e Veriut janë larguar 85 qytetarë, të cilët kanë siguruar qëndrim të përhershëm në Francë, Greqi, Irland, Portugali, Brazili dhe SHBA.