Maqedonia e Veriut me nivel më të ulët të korrupsionit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Maqedonia e Veriut është më pak e korruptuar mes vendeve të Balllanit Perëndimor, tregon studimi për shkallën e korrupsionit në vitin 2021 të kompanisë zvicerane për menaxhim me rreziqet “Global Risk Profajl” (GRP).

Vendi në listë gjendet në pozitën e 85-të të GRP-së me indeks të korrupsionit prej 43,56 pikë, para Malit të Zi në vend të 89-të dhe Serbisë në vend të 92-të. Kosova është në pozitën e 122-të, Shqipëria në të 125-të, ndërsa Bosnja e Hercegovina në pozitën e 131-të.

Sipas studimit të GRP-së, më pak raste të ryshfetit dhe korrupsionit janë zbuluar në Finlandë, ndërsa pas saj vijojnë Norvegjia, Zelanda e Re, Danimarka dhe Suedia. Indeksi global i GRP-së e radhit korrupsionin sipas disa kritereve, mes të cilave edhe larje parash dhe financim të terrorizmit. Me studimin janë përfshirë gjithsej 196 vende në mbarë botën, ndërsa në thellësi të listës si shtete me nivel të lartë të korrupsionit janë Koreja Veriore, Siria dhe Libia.