Lojtari kroat, Mario Mandzukic i cili gjatë këtij viti, ka deklaruar pensionimin e tij si lojtarë profesionist i futbollit, sot ka filluar një karrierë të re.


Mandzukic, sot  është punësuar si asistent i selektorit të Kombëtares së Kroacisë, Dalic.

35-vjeçari i cili ka pasur 89 paraqitje me fanellën kroate ku ka shënuar edhe 33 gola, tashmë do t’i shërbej kombëtares së tij në një formë ndryshe.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kombëtarja kroate me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.