Liga e Konferencës/ Roma kërkon hakmarrje, këto janë sfidat interesante që do luhen sot

Sot, do të zhvillohen ndeshjet e katërta në grupet e kompeticionit të ri evropian, UEFA Evropa Konferencë Ligë.

Në orën 16:30 do të luhet dy takime, Flora Talin-Anorthosis dhe Kairat Almati-Karabag.

Në orën 18:45 do të zhvillohen 8 ndeshje, AZ Alkmar-CFR Kluzh, Zorja-CSKA Sofia, Gent-Partizan Beograd, LASK Linz-Alashkert, Linkoln Red Imps-Slovan Bratislava, Makabi Tel-Aviv-HJK, Omonia-Bazel dhe Randers-Jablonec.

Në orën 21:00 do të zhvillohen 6 ndeshje ku midis tyre luajnë dhe skuadrat favorite për të fituar këtë trofe, Roma e cila kërkon hakmarrjen ndaj Bofo/Glimt-it pas humbjes turpëruese 6-1, dhe Totenhemi që përballet në shtëpi ndaj Viteshesh teksa kërkon fitoren e parë në drejtimin e trajnerit të ri, Antonio Kontes.

Ndeshjet e tjera janë, PAOK-Kopenhagen, Ren-Mura, Slavia Pragë-Makabi Haifa dhe Union Berlin-Fejnord.