LEVICA: UÇK ka kryer krime kundër njerëzimit

Partitë shqiptare mbrëmë u bënë bashkë me ato maqedone për ta rrëzuar qeverinë. VMRO-AA-ASH-BESA-LEVICA që të gjithë u bashkuan për ta çuar në opozitë BDI-në e cila lindi si parti nga luftëtarët e UÇK-s dhe LSDM-n, shkruan opinionshqip.live

Duhet rikujtuar se këto partitë shqiptare janë bërë bashkë me Levicën e cila thotë se UÇK ka kryer krime kundër njerezimit.

Levica e cila ideologjikisht nuk afrohet me këto parti haptazi e ka shpalosur mllefin që kanë ndaj shqiptarëve, por partitë shqiptare nuk po e marrin si diçka të madhe këtë urrejtje dhe përsëri po ulen në tryezë me ta.