Netflix sapo ka publikuar trailerin e parë të plotë për Don’t Look Up!


Drejtuar nga Adam McKay, ky film tregon historinë e dy astronomëve të nivelit të ulët (Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Lawrence), të cilët duhet të shkojnë në një turne gjigante për të paralajmëruar njerëzimin rreth një komete që po afrohet dhe që do ta shkatërrojë planetin Tokë.

Turneu i Kate dhe Randall i çon ata në zyrën e një presidenteje indiferente, Orlean (Meryl Streep) dhe djalit të saj sykofant dhe Shefit të Shtabit, Jason (Jonah Hill).

Filmi i mbushur me yje përfshin gjithashtu paraqitje nga Cate Blanchett, Tyler Perry, Mark Rylance, Ron Perlman, Timothee Chalamet, Ariana Grande, Scott Mescudi (aka Kid Cudi), Himesh Patel, Melanie Lynskey, Michael Chiklis dhe Tomer Sisley.

Filmi pritet të shfaqet në kinema më 10 dhjetor dhe në Netflix më 24 dhjetor.