Ligji i ri për shkak të rasteve të shumta ka pasur mbështetje të mëdha nga gratë.


Abuzuesit seksualë, të dënuar për përdhunim të shumëfishtë, do të përballen me kastrim kimik në Pakistan.

Ligjvënësit miratuan të mërkurën një legjislacion të ri kundër përdhunimit, i cili do të përshpejtojë procesin gjyqësor dhe do të vendosë dënime më të ashpra.

Kjo ishte përgjigje e një proteste masive publike, për rritjen e numrit të përdhunimeve ndaj grave dhe fëmijëve, dhe kërkesave në rritje për të garantuar drejtësi për viktimat e sulmeve seksuale.

Kastrimi kimik, një përdorim i drogave për të reduktuar aktivitetin seksual, është i ligjshëm në disa vende si Korenë e Jugut, Poloninë, Republikën Çeke dhe disa shtete të SHBA-ve.