Mesfushori holandez ka kërkuar largimin nga “Djajtë e Kuq”.


Donny Van de Beek duket se do të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të dimrit.

Mesfushori thuehet se nuk është i lumtur në “Old Trafford” pasi po ka shumë pak hapësira.

Sipas ‘Fichajes’, Real Madrid është duke konsideruar seriozisht transferimin e Van de Beek në janar.

Futbollisti holandez edhe më parë ishte lidhur me një kalim te “Los Blaniocs”, megjithatë zgjodhi kalimin te United.

Reali duhet të mposht konkurrencën e Barcelonës dhe Wolverhamptoni që poashtu kanë shprehur interesim për holandezin.

24-vjeçari, pritet të largohet nga United në janar, ndërsa mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e tij.