Personi që shikoni në foto është Memedi Kadri 54-vjeç, njëri prej shoferëve të autobusit që u shkrumbua nga flakët teksa kthehej nga Stambolli përmes Bullgarisë ku dhe ndodhi aksi*denti tra*gjik. Kadri është mes 45 vikt*imave që humbën jetën e si pasojë e flakëve të mëdha.


Nga kjo tragjedi mbijetuan 7 pasagjerë të cilët janë dërguar në një spital në Bullgari për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Në momentin e ngjarjes së rën8dë, bashkë me Kadri në autobus ndodhej edhe një shofer tjetër, më të cilin ndërroheshin pas lodhjes nga rruga e gjatë. Nuk dihet nëse në momentin e tragjedisë ishte në timon Kadri apo kolegu i tij.