Ambasadori i Serbisë në Bullgari Zheljko Joviq ka vizituar në spital shqiptarin nga Presheva Lulzim Sulejmani, i cili i mbijetoi aksidentit tragjik që ndodhi në Bullgari, ku jetën e humbën 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut.


Lulzim Sulejmani pavarësisht lëndimeve të marra nga aksidenti, ka ndihmuar edhe udhëtarët e tjerë që të evakuohen.

Pavarësisht lëndimit, ai ndihmoi në evakuimin e udhëtarëve! Ndihet mirë, do ta vizitojmë rregullisht, thuhet në një deklaratë të ambasadës së Serbisë në Bullgari të postuar përmes Twitter./TetovaSot