KURTI TELEFONON SELËN: HIQ DORË NGA KJO MARRËZI!

Kryeministri i Kosovës njëherit lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot pasdite ka telefonuar liderin e ASH, Ziadin Sela.


Burime tona flasin që biseda ka qenë e acaruar kur Albin Kurti i ka thënë Selës të heqe dorë nga koalicioni me Levicën e Apasievit.

“Hiq dorë nga kjo marrëzi. Ke tejkaluar çdo vijë të kuqe kombëtare e fetare”, mësohet t’i ketë thënë Selës kryeministri Kurti.

Kontaktet mes tyte ka kohë që janë zbehur dhe kjo u pa edhe në fushatën e fundit të zgjedhjeve lokale. Vetëvendosja lërë që nuk zbriti në terren siç bënte zgjedhjeve të kaluara por as edhe deklarativisht nuk i dha mbështetje ASH-së.