Ku gaboi Zaev?!

Urim Saliu


Kur ai hapi kutinë e Pandorës me të ashtëquajturat bomba qe një çlirim për të gjithë.Ai demaskoi një pushtet ndër më të mbrapshtit që kishte udhëhequr ndonjëherë këtë vend të polarizuar dhe të ndarë thellë etnikisht.

Por më pas kur ai mori pushtetin sistemi i drejtësisë u ndal në vend ose më saktë mbeti në vendnumëro.
Ata që duhej të ndëshkoheshin , peshqit e mëdhenj të politikës , ose u arratisën ose ia kaluan paqtë.
Ky qe një gabim i rëndë i Zaevit që u dha terren për ta mposhtur më vonë siç ndodhi në zgjedhjet lokale.Ata ishin të lirë për të vepruar.
Gjënë e mirë Zaev e bëri kur ndryshoi emrin , jo sepse këtë e kërkonte uni i tij por qe një politikan që tejkaloi vetveten dhe kjo i hapi rrugë proceseve deri në anëtarësimin e vendit në NATO .Por më pas edhe ndërkombëtarët e braktisën rreth BE-së dhe çështja me Bullgarinë atë e zhgënjeu rëndë.
Zaev gaboi edhe me disa nga premtimet që nuk ndodhën kurrë .Kishte disa që i përsëriste në çdo cikël zgjedhor.Edhe me Pandeminë qeveria e tij thuajse dështoi.
Por mbi të gjitha Zaev bëri një punë të shkëlqyer sepse si kurrë më parë ai arriti ti ofrojë dy komunitetet më të mëdha në vend të ndarra kaq shumë .Madje po të kishte një politikan maqedonas të tillë në vitin 2001 , konflikti do ishte shmangur sigurtë.Nuk do kishte gjakderdhje.Vitet e qeverisjes së tij të paktën e dëshmuan këtë në aspektin e sigurisë dhe qytetarët nuk kanë përjetuar episode të tilla dhune nëpër autobuse, stadiume futbolli e gjetkë.
Madje Zaev bëri që edhe VMRO të ngrejë flamurin shqiptar natën e fitores së madhe .
Por Zaevin e tradhëtuan edhe të tijët .Një pjesë e funksionarëve të tij që u besoi shumë, fjetën në zgjedhje.Ose nuk punuan fare për fitoren ose nuk kishin kredibilitet fare.

Zaev pagoi këtë çmim të humbjes kur shumë faktorë ishin grumbulluar në një pikë dhe e vunë para aktit të kryer.Por me dorëheqjen e tij ai tregoi qytetari kuptohet nëse kësaj i qëndron deri në fund .Tregoi se është vërtetë një lider i madh që ka peshën e përgjegjësisë.Ditët në vazhdim do zbërthejnë edhe shumë gjëra të tjera rreth këtij vendimi të madh nëse qe një blof apo veprim që nuk e bën secili politikan.