Kryetari i komunës që i ra të fikët gjatë konferencës për shtyp të Mickoskit është pozitiv me Covid 19

Kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov pasditen e sotme ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Papazov njofton se testi i është bërë nga Qendra për Shëndet Publik në Koçani, ndërkaq ka kryer incizim tomografik në Kovid-Qendrën e Koçanit, por nuk është pranuar për trajtim spitalor. Në një bisedë telefonike për MIA, Papazov thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore, pa simptome të ashpra të Covid-19. Ndryshe, Papazov gjatë ditës së djeshme ka marrë deytërn e kryetarit të komunës, ndërkaq u alivanos gjatë konferencës për shtyp pas takimit që kishte me kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe krerët e komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së.