Kryetari i Gllogjanit rrëfen si ndodhi ngjarja tragjike: Një person i maskuar ka gjuajtur me automatik

Mustafë Selmani, kryetar i fshatit Gllogjan, ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi sonte në këtë vend.


Ai ka thënë se fëmijët që ishin në autobus kanë rrëfyer se një person me maskë ka gjuajtur me automatik, duke vrarë shoferin dhe dy nxënës.

Selmani ka thënë se shoferin e kanë gjetur të vdekur në vend, derisa nxënësit janë dërguar pa shenja jete në spital.

“Fëmijët thanë se dikush ka dalë përpara dhe ka gjujt kallash. Ka qenë njeri me maskë dhe ia ka gjujt autobusit kallash”, ka thënë ai.

Sipas fëmijëve, ishte vetëm një person që e sulmoi autobusin.