Nga e hëna 60 të punësuar në komunën e Butelit të Shkupit nuk do të jenë në punë. Kryetari i ri i Butelit Darko Kostovski përmes rrjetit social facebook njoftoi se vendimin për largimin nga puna të 60 vetëve e ka miratuar sepse 30 prej tyre me vite nuk kanë shkuar në vendin e tyre të punës, një pjesë kanë shkuar herë pas here, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë të rregullt por nuk kanë pasur kurrfarë detyrimesh në punë.


Të gjithë këta persona ka qenë të punësuar në kohë të caktuar, ndërsa kontrata iu skadon të shtunën,shkruan Kosotovski. Sipas tij administrata komunale duhet të jetë profesionale dhe asnjë i punësuar nuk duhet të mbetet pa detyrime pune.