Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tani ndodhet në Bullgari për të takuar të mbijetuarit nga aksidenti i rëndë rrugor në autosdradën Struma në Bullgari.


Në intervistë për Bulgaria ON AIR,ai është shprehur se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat i shtruar në sptialin ‘Pirogov’.

‘Ai më tha se ka dëgjuar një shpërthim. Ai dhe gjashtë të mbijetuarit e tjerë kanë thyer dritaret e autobusit dhe kanë arritur të shpëtojnë. Viktimat e tragjedisë janë njerëz të moshave të reja nga 25-30 vjeç, ka dhe fëmijë.Tragjedia është e madhe’ është shprehur kryeminstri maqedonas.

Ai shtoi se në këtë fazë nga autoritet maqedonase nuk pritet të ketë hetim paralel, duke u shprehur:

‘Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të ndihmojmë të lënduarit’’.