Kreu i martuar i policisë shkarkohet për lidhjen “e papërshtatshme” me oficeren 21 vjeçare

Një shef i martuar policie në Britani është pezulluar nga detyra prej një marrëdhënieje të papërshtatshme intime me një oficere të re 21 vjeçare, që ishte nën komandën e tij.

Për marrjen e vendimit hetuesit e brendshëm kishin parë mesazhet me përmbajtje seksuale te 38 vjeçarit Daniel Greenwood për oficeren e re Caitlin Howarth.

Si Greenwood edhe 21 vjeçarja Howarth, janë pezulluar nga detyra raproton e përditshmja The Sun.

Të tjerë oficerë dilnin në mbrojtje të oficerit të vjetër që punon prej shumë vitesh në polici.

Oficerja e re Howarth ka ndërkohë 10 mijë ndjekës në rrjetet sociale si Instagram dhe rregullisht poston foto ekstravagante të vetes në veshje provokuese.

Kreu rajonal i policisë John Robins pritet të japë vendimin final për çështjen.

Hetimet vazhdojnë.