Krasniqi nuk ndalet së ankuari: “Njëra prej 30 goditjeve ilegale të Bosel, ku ishte gjyqtari?”

Ish-kampioni i botës në versionin IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, Haxhi Krasniqi, vazhdon tw ankohet për vendimin e gjyqtarëve që i dhanë fitoren Dominic Boeselit në ndeshjen e fundjavës.

Postimi i Krasniqit:

“Kjo është njëra prej pothuajse 30 goditjeve ilegale të Dominic Bösel me 9 Tetor në Magdeburg!

Këtë e quani boks?

Si është e mundur t’i merret dikujt titulli i kampionit të botës para miliona shikuesve në një kanal publik ligjor?

Ku ishte gjyqtari që ishte në ring në atë kohë dhe çfarë përgjegjësie kishte gjyqtari i ringut?