Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas rezultateve të rundit të dytë të zgjedhjeve, ka falënderuar qytetarët duke thënë se kjo fitore e kandidatëve të PDK-së është fitore qytetare.


“Faleminderit nga zemra për mbeshtetjen e madhe në këto zgjedhje. Fitorja e kandidatëve tanë është një fitore qytetare, për të rikthyer e ruajtur qeverisjet e mira, transparente, të kompetencës e të projekteve madhore në qytetet tona. Faleminderit secilit aktivist të Partisë Demokratike të Kosovës për punën e jashtezakonshme dhe ekipore, që e ktheu PDK-në të paren në nivel vendi. Ne jemi shumë krenarë me vlerat që përfaqësojmë, me kontributin madhor në liri e shtetndërtim, e me vizionin e qartë e të pastër për të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

Kujtojmë se, PDK ka fituar 9 komuna në zgjedhjet lokale në rundin e parë dhe të dytë.