Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LKD) siguroi edhe 5 fitore sipas rezultatit të deri tashëm të KQZ-së ku janë numëruar në pothuajse të gjitha komunat mbi 85% e votave.


Komunat që siguroi LDK:

1. Prishtinë – Përparim Rama
2. Fushë Kosovë – Burim Berisha
3. Istog -Ilir Ferati
4 Viti – Sokol Haliti
5. Junik – Ruzhdi Shehu

Ndërsa, PDK-ja ka siguruar 4 fitore:

1. Drenasi – Ramiz Lladrovci
2. Kaçanik – Besim Ilazi
3. Prizren -Shaqir Totaj
4. Dragash – Shaban Shabani

VV-ja në këtë raund arriti të siguroi katër fitore në:

1. Gjilan – Alban Hyseni
2. Kamenicë -Kadri Rahimaj
3. Podujevë – Shpejtim Bulliqi
4. Shtime – Qemajl Aliu

AAK-ja ka siguruar 3 fitore:

1. Gjakovë Ardian Gjini
2. Klinë – Zenun Elezaj
3. Rahovec -Smajl Latifi

Nisma Socialdemokrate ka siguruar fitore në Malishevë me Ekrem Kastratin.

Obiliqin e ka fituar Iniciativa Qytetare për Obiliqin me Xhafer Gashin.

Mamushën e ka fituar KDTP me Abdülhadi Krasniç.

Lista Serbe në këtë raund ka fituar Kllokotin me Vladan Bogdanoviç.