Kosova dhe Shqipëria të shqetësuar nga Koalicioni LEVICA

Zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut nuk ka qëndruar pa u komentuar edhe në vendet tjera të rajonit të cilët tashmë kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkak se në qeverinë e re të mundshme bëjnë pjesë edhe forca nacionaliste maqedonase të cilat janë regresive dhe anti perëndimore .Në vijë të kësaj këto zhvillime dramatike në politikën e vendit fqinj nuk kanë mbetur pa u komentuar edhe nga shtetet tjera shqiptare sic është Shqipëria dhe Kosova.
Ata janë shprehur të shqetësua nga Koalicioni Levica të cilat përbëjnë një rrezik në kthimin mbrapa të procesve që kanë ecur përpara me shumë sakrifica dhe probleme të mëdha.
Për Kosovën dihen tashmë qëndrimet e njërit nga politikanët në këtë koalicion Apasiev që ka shprehur hapur qëndrimet Anti Kosovë, por njëkohësisht edhe për Shqipërinë ky është një lajm i keq për idenë e Ballkanit të Hapur që s’mund të projektohet me Qeverinë Levica.
Gjithashtu në këtë drejtim shumë opinionistë shqiptarë kanë shfaqur qëndrimet e tyre për pasojat që mund të vijnë nga një koalicion që e përbëjnë forca nacionaliste maqedonase.TetovaSot