Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka folur për rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet lokale në vend.


Konjufca tha se ky ishte një rezultat i papritur për Lëvizjen Vetëvendosje teksa shpjegoi edhe arsyen pse sipas tij, Vetëvendosja i humbi këto zgjedhje.

“Në zgjedhjet lokale Lëvizja Vetëvendosje doli me një rezultat të papritur, projeksionet tona ishin se do të fitojmë shumë më shumë komuna, por nuk doli ashtu. Unë mendoj që arsyeja kryesore ka të bëjë me mungesën që e ka Vetëvendosja në zhvillimin e politake lokale. Mendoj që ky është faktori kryesor I një rezultati të tillë. Vetëvendosja prej kur është themelu është marrë me tema nacionale prej planit të Ahtisarit, prezenca e UNMIK-ut, dialogu problematik me Serbinë, pastaj korrupsioni dhe drejtësia në Kosovë dhe luftimi i krimit të organizuar. Këto janë disa tema të nivelit nacional dhe figurat kryesore të Vetëvendosjes, prej Albinit dhe të gjithë të tjerët më shumë kanë qenë të fokusuar në Prishtinë dhe në nivel nacional”, tha Konjufca.

Ai shtoi se një dimension që ka mbet mrapa në Vetëvendosje është zhvillimi i politikave lokale.