Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dhënë një deklaratë e cila u duartrokit nga grupi parlamentar i PDK-së.


Ai gjatë seancës ku ishte duke folur ministri Liburn Aliu, ka kërkuar qetësi dhe vëmendje nga deputetët.

Ai tha se grupi parlamentar i PDK-së është më i disiplinuar se ai i VV-së dhe LDK-së. Kjo deklaratë e tij u duartrokit nga deputetët e PKD-së.

Ndryshe Konjufca është i njohur me batutat dhe fjalimet e tij, i cili jo rrallë herë ka bërë që deputetet të disponohen nga ai.