Komuna e Tetovës për rastin tragjik në Bullgari do të ndajë mjete financiare familjarëve të viktimave në shumë prej 60.000 denarë informon TetovaSot


Kryesuesi i Këshillit Besar Durmishi tha se sot, thirra mbledhje të jashtëzakonshme të seancës së këshilit të Tetovës, pas rastit tragjik në Bullgari ku humbën jetën 46 viktima. “Në fillim të seancës mbajtëm një minutë heshtje për nder të viktimave.
Unanimisht, këshilltarët e komunës së Tetovës votuan që tu ndahen mjete financiare familjarëve të viktimave në shumë prej 60.000 denarë” deklaroi Durmishi
Komuna u shprehë ngushëllime familjarëve të viktimave. Zoti i shëroftë të lënduarit!TetovaSot