Komuna e Studeniçanit, pas mbledhjes së Këshillit Komunal ka marrë vendim për të ndihmuar financiarisht familjet nga kjo Komunë, që janë prekura në aksidentin tragjik në Bullgari. Këshilli Komunal ka formuar edhe Komision i cili do të jetë në kontakt me familjarët dhe do të mbikëqyr procesin e shpërndarjes së ndihmave financiare.


“Sot Këshilli i Komunës së Studeniçanit në një seancë urgjente vendosi për ndarjen e ndihmës financiare për familjarët e të cilëve kanë humbur jetën në aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në Bullgari, në shenjë solidarizimi me familjarët e tyre. Këshilli komunal formoi edhe komision me 2 përfaqësues të Këshillit Komunal dhe 1 të punësuar nga administrata e Komunës të cilët do të vendosin për ndarjen e këtyre mjeteve dhe për proçesin e kufomave të jenë në kontakt me familjarët e tyre dhe për çdo lloj ndihme tjetër”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Komunës.