Kim Kardashian ka nisur një lidhje dashurie me aktorin 27-vjeçar, Pete Davidson.


Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht nga “Page Six”.

Kohët e fundit dyshja janë parë shpesh bashkë, fillimisht në vendlindjen e Davidson, në New York e më pas në vendlindjen e Kimit, në Los Angeles.

Pak ditë më parë, aktori festoi ditëlindjen në shoqërinë e Kimit, por edhe të mamasë së saj.

Kujtojmë se muaj më parë Kim u divorcua nga reperi Kanye West, me të cilin ka ruajtur raporte të mira edhe pas ndarjes.