Grupi i këshilltarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim së bashku me grupin e këshilltarëve të LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit parashtruan iniciativë për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme me pikë të rendit të ditës solidarizimin dhe ndihmën ndaj familjeve të qytetarëve tanë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Bullgari.


Në postimin në faqen e tyre në rrjetin social Facebook ata kanë potencuar arsyet e ndërmarrjes së kësaj iniciative solidarizuese dhe kanë elaboruar kërkesën e tyre që të shqyrtohen të gjitha mundësitë e zmadhimit të vlerës tashmë të propozuar prej 2 milionë denarëve dhe ndihma të arrijë sa më shpejtë deri te familjarët që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari. Madje në kërkesën e tyre thuhet se kërkojnë që çdo familjeje ti ndahet nga 100 000 denarë. Në vazhdim ju sjellim postimin e publikuar të grupit të këshilltarëve të BDI-së në Qytetin e Shkupit.