Komuna e Dibrës konfirmon jozyrtarisht se katër persona nga Dibra kanë humbur jetën nga tregjedia në Bullgari mes 46 viktimave tjerë. Bëhet fjalë për S.M. (1971) dhe bashkëshorten Z.M. (1973) nga Dibra dhe bashkëshortët E.R. (1980) dhe A.R. (1984) nga fshati Kosovrasti dhe shtojnë se ende janë në pritje të konfirmimit zyrtar nga autoritetet, shkruan TS.


С.М. dhe E.R. ishin të punësuar në Sektorin e Punëve të Brendshme në Dibër.

Ngushëllimet për familjet e tyre tashmë po shprehen në rrjetet sociale./TS