Deputeti Kastriot Rexhepi sonte ka qenë i ftuar në TV21 në emisionin ClickPlus, ku ka folur për gjithë situatën e krijuar dhe mos pjesëmarrjen për të votuar rrëzimin e Qeverisë.


Në pyetjen e gazetarit Aliu se a ka pushuar mirë, deputeti Rexhepi është shprehur kështu: “Kam pushuar mirë shpirtërisht nëse jo fizikisht sepse e kam bërë gjestin e duhur për të gjithë shqiptarët e mi dhe bashkëqytetarët e mi e gjithashtu edhe për vendin tonë”.

Deputeti Rexhepi gjithashtu ka thënë se vendimi i tij për mos rrëzimin e Qeverisë ka qenë i mirë menduar dhe se shteti duhet të shkojë drejt rrugës për BE dhe jo prapa.

https://fb.watch/9ivWk884vu/