Deputeti Kastriot Rexhepi në edicionin e sotëm të emisionit Click Plus ka folur sot për arsyet e mosprezencës së tij në seancën parlamentare për votimin e mosbesimit të Qeverisë.


Angazhimi i shprehur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, analizat e rrethanave të krijuara me deklaratat e presidentit francez Macron dhe vizitës së kryeministrit holandez Mark Rutte, konsultimet me sipas Rexhepit ka qenë momenti i reflektimit dhe i kthesës për të mos votuar mosbesimin ndaj Qeverisë.

Sipas tij vendi nuk ka nevojë të zhytet në krizë të re politike dhe në veçanti pas bashkëpunimit e papritur dhe të befasishëm me Levicën rrezikonte rrugën proeuropiane duke njohur qëndrimet e këtij subjekti ndaj vlerave europiane e në veçanti ideologjisë së tyre për mosnjohjen e Kosovës.