Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot në hapësirat e komunës ka pritur ambasadoren britanike, Rejçel Gallouej.


Ambasadorja Gallouej siç theksohet në kumtesë e ka uruar Kasamin për zgjedhjen, kryetar i ri i Komunës së Tetovës, ndërsa kanë biseduar edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar përmes projekteve dhe fushave të ardhshme të bashkëpunimit.

“Ambasadorja Gallouej dhe kryetari Kasami diskutuan edhe për rëndësinë e tërheqjes së investimeve të huaja dhe gjendjen aktuale të komunës, çka është realizuar dhe cilat janë planet për të ardhmen. Takime të tilla dypalëshe kanë një rëndësi të madhe, ndërkohë që miqësia me partnerët strategjik të vendit mbetet e pandryshueshme!”, theksohet në kumtesën e komunës së Tetovës.