Kasami: Alternativa është parti minore, e parëndesishme!

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëherit kryetar i sapo zgjedhur i Tetovës, Bilall Kasami në emisionin ClickPlus në TV21, ka diskutuar në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut si dhe për situatën aktuale politike, transmeton TetovaSot.

Kasami mes tjerash është pyetur për mundësinë e dorëzimit të postit të kryetarit të Lëzivjes Besa nëse kjo do të mundësonte bashkimin me Alternativën, mundësi kjo që Kasami mohoi kategorikisht.

“Alternativa për momentin është një parti minore, se di pse e flasim dhe e diskutojmë, Alternativa edhe me bashkëpunim dhe me përkrahje të Aleancës për Shqiptarët, ata nuk morën asnjë komunë, e kanë dëmtuar Aleancën fatkeqësisht”, tha mes tjerash Kasami./TetovaSot