Nuk ka këndellje për kampionin aktual të Francës, Lille në edicionin 2021/22. Ata barazuan 2:2 sonte me Monacon në udhëtim dhe e çuan në katër numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore kampionale.


Nga lider i padiskutueshëm sezonin e kaluar, Lille momentalisht gjendet në pjesën e dytë në renditjen tabelare në Ligue 1.

Me barazimin sonte, Lille shkon në kuotën e 17 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 12-të, 17 pikë larg liderit, Paris Saint-Germain.

Nga 14 ndeshjet e zhvilluara, Lille ka katër fitore, pesë barazime dhe pesë humbje, duke zhgënjyer me formën aktuale.

Për më tepër, atyre iu largua edhe trajneri që i bëri kampion, Christophe Galtier, i cili mori drejtimin e Nice, i cili po ecën mjaft mirë, duke u renditur i treti me 23 pikë.