Kryeprokurori republikan i Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski ka bindur qytetarët se nuk ka dyshime në atë se është gjetur edhe një trup i pajetë në autobusin që u aksidentua më 23 nëntor në Bullgari.


Kësisoj, ai ka konfirmuar se tashmë është e qartë se ka 44 viktima dhe 7 të lënduar në aksidentin tragjik.

“Jam i bindur se nuk asnjë dyshim në gjetjen edhe të një trupi në autobusin e djegur, pasi fotografitë që edhe ju i patë tregojnë se bëhet fjalë për dëmtim të madh të autobusit. Autobusi, nga vendi i fatkeqësisë është dërguar në vend tjetër ku janë dhënë urdhër për ekspertiza të caktuara në pjesën rregullshmërisë teknike për shpërthimin e zjarri”, tha Joveski para mediave në Shkup, transmeton TV21.

“Këtë ma kanë konfirmuar edhe prokurorët e Bullgarisë”, tha më tej ai.

Ndërkaq Shërbimi i hetuesisë kombëtare në Bullgari ka njoftuar se pas kontrollit shtesë në autobusin e djegur, është gjetur edhe një trup i pajetë. Me këtë, dëshmohet se në aksidentin e 23 nëntorit jetën e kanë humbur 44 persona.