Autoritetet e Maqedonisë marrin materiale biologjike nga familjarët për analiza të ADN-së. Teza për tubat është spekulim, prokurorët bullgar punojnë në hetimin, deklaroi për BTV prokurori shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut Lubomir Joveski dhe sqaroi se gjatë inspektimit të autobusit të djegur në autostradën Struma, ka parë tuba të plastikës të cilat nuk janë djegur.


Joveski sqaroi se për momentin merren materiale biologjike nga familjarët e viktimave në Maqedoninë e Veriut që të bëhen testet e ADN-së dhe të identifikohen trupat. Ai tha se prokuroria e Maqedonisë do të aktivizohet madje prejse rasti të hetohet nga prokurorët bullgar, sepse ata nuk do të gjejnë asgjë paralelisht.

Për momentin prokuroria e Maqedonisë dhe e Bullgarisë  bashkëpunojnë mirë, shtoi Joveski. Për momentin nuk dihet  nëse arsyeja për aksidentin është gabim njerëzor ose ndonjë defekt i autobusit. Ai tha se autobusi ka qenë i ri, vetëm tre vjet, ndërsa në tetor ka kaluar në kontrollim teknik në Maqedoninë e Veriut.