Prokurori publik i vendit, Ljubomir Joveski, sonte në “Click Plus” në TV21 theksoi se është e qartë se nuk janë respektuar të gjitha procedurat nga ana e agjencisë turistike “Besa Trans Shkup”, transmeton TetovaSot.


Ai thotë se gjatë kohës që kanë qenë në Bullgari kanë urdhëruar sekuestrimin e dokumentacionit të transportuesit, nga ku janë njoftuar se nuk ka lista me shkrim.

Vetë fakti që autobusi është larguar nga territori i Maqedonisë pa pasur dokumentacion të vlefshëm, në pjesën e licencës, tregon se nuk janë respektuar të gjitha procedurat në kuadër të veprimtarisë së kësaj organizateje turistike”, tha Joveski./TetovaSot