Krerët më të lartë të politikës greke këtë të martë u shprehën të tronditur në lidhje me aksidentin tragjik në Bullgari, në të cilin humbën jetën 46 persona.


Kryeministri grek Kzriakos Mitsotakis deklaroi se është absolutisht i tronditur nga aksidenti i tmerrshëm dhe humbja e jetëve njerëzore në Bullgari.

“Jam absolutisht i tronditur nga aksidenti i tmerrshëm dhe humbja e jetëve në Bullgari herët në mëngjes, veçanërisht për fëmijët e vegjël. Lutjet tona u drejtohen familjeve të atyre që humbën jetën. Shërim të shpejtë të lënduarve”, shkruan në Twitter kryeministri grek.