Të martën, më 30 nëntor do të arrijnë në Shkup kufomat e aksidentit tragjik të 23 nëntorit.


45 kufomat e viktimave të aksidentit që ndodhi në autostradën Struma në Bullgari, do të arrijnë në Shkup pasi deri më atëherë pritet të përfundojë procedura e identifikimit nëpërmjet analizës së ADN-së.

Zyrtarë shtetërorë për TV21 thanë se “më së largu të martën i kthejmë kufomat në Shkup”.

Ndërkaq sot në Shkup janë prokurorët Bullgarë të cilët kanë ardhur për të tërhequr materialin biologjik të marrë nga familjarët, me qëllim të identifikimit të viktimave.

Sot gjithashtu u mësua se në autobusin e djegur është gjetur edhe një trup i pajetë, i moshës fëmijërore, me çka numri i viktimave zyrtarisht është konfirmuar se është 45. Të lënduar janë 7 pacientë, të cilët vazhdojnë të kurohen në Spitalin e Sofjes për kurim.